Një fadromë ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash duke i marrë jetën drejtuesit të saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Moglicë të Korçë, ku mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.
Aksidenti i ka marrë jetën shtetasit me iniciale U.M, 51 vjeç, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. 51-vjeçari u dërgua me helikopter drejt Tiranës, por nuk ka mundur dot të mbijetojë duke humbur jetën rrugës për në spital.
Mendohet se viktima ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përfunduar në humnerë, ndërsa policia dyshon se ka pasur probleme me kutinë komanduese të shpejtësisë.
Megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.