Koreja e Veriut lëshoi një raketë të paidentifikuar

BOTA


Koreja e Veriut lëshoi këtë të hënë një raketë të paidentifikuar në drejtimin jugperëndimor, njoftuan ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Më herët gjatë ditës së sotme, qeveria japoneze lëshoi një paralajmërim urgjent për banorët e prefekturës jugore të Okinaëas për të shmangur kërcënimin e paraqitur nga një raketë koreano-veriore.


Më vonë, paralajmërimi u hoq pasi autoritetet përcaktuan se raketa nuk do të arrinte territorin japonez.

Një zyrtar i qeverisë japoneze tha se kishte një problem gjatë nisjes dhe u dëgjua një zhurmë si një shpërthim.

Raketa u zhduk nga radari, tha zyrtari, duke shtuar se lëshimi ishte ndoshta i pasuksesshëm.

Koreja e Veriut njoftoi më parë Japoninë se planifikon të lëshojë një satelit midis 27 majit dhe 4 qershorit./abcnews.al




Skip to toolbar