Dy anije peshkimi me flamur të Koresë së Veriut, ka hapur zjarr ndaj Rojës Bregdetare ruse, që po patrullonte brigjet lindore të Japonisë.
Rojat bregdetare ruse kanë ndaluar 2 varka në ujërat territoriale në Detin e Japonisë, pasi po peshkonin ilegalisht në ato zona. Pasi marina ruse ndaloi njërën prej tyre, vakra e dytë hapi zjarr duke plagosur 3 roja ruse.
Pavarësisht sulmit, roja bregdetare arriti të ndalonte të dyja varkat, në të cilat ndodheshin 80 persona, ndërsa i ka kërkuar llogari për ngjarjen përfaqësuesit të Koresë së veriut që ndodhet në Moskë.