Barcelona, rrezikon të mbyllet “Camp Nou”, për 300 euro

SPORT


Rasti i negociatave mes Barcelonës dhe Griezmann, pa dijeninë e Atletico Madrid, ka bërë që Federata Spanjolle e Futbollit të mendojë ndëshkimin e klubi katalanas. Të mërkurën më 18 shtator pritet të merret një vendim për këtë rast, ku mësohet se si masë ndëshkimore është parashikuar mbyllja e stadiumit Camp  Nou për një ndeshje. 

Atletico Madrid ka kërkuar që të merren masa kundër Barcelonës, pasi argumentoi se klubi Blaugrana kishte arritur marrëveshje me lojtarin e tyre, ndërkohë që klauzola e lojtarit ishte 200 milion euro. Por Griezmann dhe Barça kishin rënë dakord për një marrëveshje, e cila do të publikohej në momentin që klauzola e lojtarit të ulej, nga 200 në 120 milion euro, në korrik të këtij viti.


Atletico Madrid pretendon se Barça i ka shkaktuar klubit 80 milion euro dëm. Mbyllja e stadiumit, si masë ndëshkimore ndaj Barcelonës, nuk është e detyrueshme nga Komisioni i Garave.

Megjithatë, në rast se nuk mbyllet stadiumi, është propozuar që Barcelona të gjobitet me 300 euro, për shkelje të neneve 88 dhe 126 të Kodit Disiplinor të Federatës së Futbollit Spankoll. Shuma e vogël e gjobës duket se është në përputhje me rregulloret, të cilat lejojnë që gjobat financiare të jenë gjithmonë të vogla.




Skip to toolbar