Koronavirusi i merr jetën ish-Shefit të Spitalit Infektiv

CORONAVIRUS


Një tjetër mjek i njohur dhe me kontribut të madh në shëndetësi ka ndërruar sot jetë si pasojë e Covid-19.

Bëhet fjalë për Petro Shamon, i cili ka humbur sot jetën në moshën 78-vjeçare.


Mësohet se prej 5 ditësh mjeku ishte shtruar në spital, pas përkeqësimit të sëmundjes. Me gjithë përpjekjen e bluzave të bardha ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid.

Sjellim në vëmendje që Shamo ka mbajtur më herët edhe postin e shefit të Spitalit Infektiv.

Featured image of article: I prekur nga Covid, ndahet nga jeta ish-shefi i Infektivit, Petro Shamo

Mbesa e të ndjerit ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale, ku shkruan: “Me dhimbje të madhe sot humbëm njeriun më të dashur, dajën tonë të dashur Petro Shamo, i cili gjatë gjithë jetës së tij punonte si mjek në shërbim të popullit. I paharruar qoftë në zemrat tona, ndjesë të ketë”.




Skip to toolbar