Koronavirusi në Spanjë, pas Atletico edhe dy pjesëtarë të prekur te Valencia

AKTUALITET


Rastet pozitive me Covid-19 mbeten prezentë prej javësh në futbollin spanjoll. Pas rezultateve pozitive fillimisht për dy lojtarë të Atletiko Madrid, klubi madrilen bëri të ditur edhe emrat e tyre.

Sime Vrsaljko dhe Angel Correa nuk do të kenë mundësinë të udhëtojnë me skuadrën për sfidën e rëndësishme në Champions kundër Liepzig.


Së fundi raste të infektuarish janë shfaqur edhe te Valencia. Spanjollët kanë gjithashtu 2 raste pozitive në përbërje të cilët nuk janë bërë publikë nëse i takojnë pjesës së stafit apo futbollistëve.

Gjithsesi situata paraqitet nën kontroll te Valencia duke qenë se nuk do të ketë asnjë aktivitet deri në nisjen e sezonit të ri. 




Skip to toolbar