Putin: Kemi gati vaksinën kundër koronavirusit, e ka marrë një prej vajzave të mia

AKTUALITET


Rusia ka regjistruar zyrtarisht vaksinën kundër koronavirusit të krijuar nga Instituti Gamaleya me seli në Moskë, tha presidenti Vladimir Putin në televizionin shtetëror rus.

Duke folur në një telekonferencë me ministrat e kabinetit të tij, Putin tha se vaksina i kishte kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme. Presidenti rus tha se njëra prej vajzave të tij e ka marrë vaksinën, kishte pasur pak temperaturë por tani ndihej më mirë.


Raportimet për një vaksinë ruse kanë qarkulluar prej disa javësh, por janë shoqëruar me shqetësime për sigurinë dhe efektin e saj, si dhe hamendësimeve që Rusia nuk i ka zbatuar të gjitha hapat e zhvillimit të një vaksine.

Zyrtarë rusë thanë për CNN më parë se faza e tretë e testimeve do të ndodhte pas regjistrimit të vaksinës. Rusia nuk ka publikuar asnjë të dhënë shkencore mbi testimet për vaksinën dhe kritikët thonë se këmbëngulja për prodhimin sa më të shpejtë të vaksinës vjen pas presionit politik nga Kremlini, që kërkon ta portretizojë Rusinë si një fuqi botërore mjekësore.




Skip to toolbar