“Kosovarët vijnë nga mali”, Pacolli i ndalon kryeministres serbe të hyjë në Kosovë: Ideologji e sëmurë

AKTUALITET


Në një konferencë për shtyp, kryeministrja serbe Ana Brnabiç është shprehur se “kosovarët janë njerëz që vijnë nga mali”. Pikërisht për këtë deklaratë të saj ka reaguar ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili thotë se sa të mbajë këtë post, nuk do të lejojë që Brnabiç të hyjë në Kosovë.

“I pështirë dhe krejtësisht të papranueshme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnabiç në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ndaj Kosovës “që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali”.

Ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit.

Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi.

E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu”, shkruan Pacolli.

I pështirë dhe krejtësisht të papranueshme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Mittwoch, 29. Mai 2019


Skip to toolbar