KQZ shtyn seancën për mandatin e Belerit: Nesër ose të jetë fizikisht prezent ose elektronikisht

Më të fundit


KQZ ka shtyrë seancën për shqyrtimin e mandatit të Fredi Belerit, i cili u zgjodh në krye të Bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Në nisje të seancës, avokatja e Belerit, Klodiana Gyzari kërkoi që klienti i saj të jetë prezentë gjatë shqyrtimit të mandatit të tij.

Kërkesa e saj u kundërshtua fillimisht nga përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste të cilët u shprehën se z.Beleri është njoftuar mbi mbledhjen e sotme dhe përsa kohë ka ngarkuar avokaten për ta përfaqësuar, KQZ duhet të shqyrtojë mandatin e tij.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi vendosi të shtynte mbledhjen për ditën e nesërme në orën 10:30, me qëllim që Fredi Belerit t’i mundësohet prezenca në KQZ i shoqëruar nga policët, ose të marrë pjesë në mbledhje në mënyrë elektronike.

“Seanca shtyhet për ditën e nesërme pora 10:30, por do shohim si do procedojmë nëse z.Beleri do jetë fizikisht apo në mënyrë elektronike. Unë vlerësoj për shkak të interesit të ligjshëm që ka z.Beleri në këtë proces dhe përtej çdo rrethane të aspektit ligjor, dhe pse jo domosdoshmërisht kërkohet prania e palës së drejtpërdrejtë, megjithatë, mendoj që është e përligjur që të krijohet mundësia që ai drejtpërdrejtë të paraqesë pretendimet e veta në lidhje me këtë çështje”, tha Celibashi.



Skip to toolbar