Kreditë fiktive te Fondi Besa, mbetet në burg drejtoresha, punonjësit dhe sekserja

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka njohur 6 punonjës e Fondacionit Besa me masën e sigurisë. Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza janë në lënë burg nga Gjykata e Tiranës, pasi akuzohen se kanë përvetësuar 3.7 milion euro në mënyrë të paligjshme kredi, duke shpërdoruar detyrën. Ndërkohë, për dy punonjëse të tjera të këtij fondacioni kreditimi, Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso, është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

 Drejtoresha e fondacionit, Albana Imami ka pranuar para gjykatës skemën e kredive fiktive, duke treguar se ka qenë e vetëdijshme për atë që po bënte. Megjithatë, Imami është shprehur se paratë janë depozituar në fondacion.  Ndërkohë, Matilda Domi është shprehur se ka firmosur 35 deri në 40 kredi, që mendonte se ishin fiktive, por ajo është shprehur se ka qenë e urdhëruar nga drejtoresha për të bërë këtë gjë.


Ndërkohë, Orkida Driza, e cila ka pasur rolin e sekseser duke gjetur klientë, është shprehur se ka rënë preh e mashtrimit nga drejtuesit e bankës, duke pranuar që të jetë bashkëpunëtore në hetime. “Jam e mashtruar  do bashkëpunoj me prokurorinë. Për çdo person qe sillja me jepnin 20 mije lekë te vjetra. Kam futur të gjithë fëmijët e mi”-tha  ajo.




Skip to toolbar