Kreu i SPAK: Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori

AKTUALITET


Kreu i SPAK, Altin Dumani bëri një deklaratë të fortë këtë të premte, ku tha se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori.

Dumani e dha këtë deklaratë gjatë takimit të parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”.


Ai shprehet se prokurorët janë të përgatitur për t’i përballuar të gjitha këto situata.

“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika.

Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi , sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, tha ai.




Skip to toolbar