Krimet e Rënda çojnë në gjyq kushëririn që vrau çiftin në 2017

AKTUALITET


Gjykata për Krimet e Rënda ka dërguar për gjykim të pandehurin Apostol Kosta, i cili vrau dy vite më parë çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi pas disa proceseve gjyqësore për shembjen e një muri. I pandehuri Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar edhe dy granata.


Sipas dëshmive të të afërmve gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe pas vrasjes Apostol Kosta tentoi të vrasë veten. Tashmë procesi është në fazën fillestare, ku janë njoftuar viktimat e procesit dhe seanca e radhës do të zhvillohet në 10 shtator.

Aleko Kosta ishte muzikant, saksofonist, ndërsa Afërdita Kosta mësuese. Çifti Kosta kishte një fëmijë, ndërsa gëzonin respektin e qytetarëve të Gjirokastrës.




Skip to toolbar