Krimet zgjedhore, Çupi: PD s’ka për ta pranuar asnjëherë humbjen

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi u shpreh se monitorimi është shtuar nga SPAK dhe prokuroria e përgjithshme lidhur me krimet zgjedhore, ndërsa nënvizoi se Partia Demokratike nuk ka për ta pranuar asnjëherë humbjen.

Analisti u shpreh se tashmë fokusi kryesore mbetet agjenda europaine dhe se nuk ka kohë për të humbur.

“PD do të jetë përjetësisht antieuropianiste, me atë që ka dëshmuar. Do të jetë kundër interesave të vendit tonë.

Ne e shohim se si janë të lumtur të dëshmojnë se Shqipëria nuk është asgjë. Edhe Samitin që u mbajt ia ulën vlerën”, tha ai në një intervistë në “News Line” në ABC News.



Skip to toolbar