Pas triumfit në zgjedhje, Rama mbledh ministrat në Gjirokastër

Më të fundit


Pas përfundimit të procesit zgjedhor, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me ministrat e kabinetit qeveritar.

Takimi do të mbahet ditën e premte në qytetin e Gjirokastrës.

Një ditë më parë mblodhi skuadrën e 11 majit, nga ku paralajmëroi ndryshime në qeveri dhe PS.

“Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri”, u shpreh Rama.

Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit mori një rezultat historik duke siguruar plot 83 mandate në Kuvendin ne Shqipërisë.



Skip to toolbar