Nga Edvin Kulluri
Kriza e politikes tradicionale ne SHBA dhe BE ka qene dhe eshte ajo e mosdegjimit dhe te mosfolurit njerezve. Edhe Shqipëria nuk kishte si ti shpetonte kesaj tendence si nje province e vogel e perendimit. Ashtu sic ne SHBA dhe ne Evrope partite e djathta dhe te majta kane rreshkitur drejt qendres duke u ikur parimeve te veta themelore. E djathta u be gjithnje e me shume individualiste me orientim vecse tregun e lire dhe lirine e zgjedhjes, duke ju larguar konservatorizmit amerikan tek te drejtat themelore te prones, mbrojtjes nga pushteti qendror, familjes etj., ashtu edhe ne evrope , liberalizmi i devijoi mbeshtetesit e vet kristian-demokrate duke i degdisur ne skutat e multikulturalizmit, globalizmit, burokratizmit te BE, dhe mbeshtetjes se pakicave ne kurriz te shumicave qe ne thelb godisnin vlerat e doktrines kristiane.
E majta po ashtu, nen udheheqjen e brezit te ‘68 i harroi “klasen punetore” dhe kategorite e tjera te margjinalizuara nga konkurenca e ashper e “tregut te lire”, duke u shnderruar ne liberale progresiste. Perfundimi? Ngritja e nje te djathte konservatore anti-globaliste dhe euro skeptike. Ndersa ne evrope e majta po shkon drejt ambientalisteve. Po ne Shqiperi? Te dy partite e medha prej kohesh jane larguar nga njerezit po ashtu. Lideret e PS dhe PD te pushtuara nga liberalet progresiste kane humbur lidhjet me ata qe i votojne prej vitesh, duke u mbyllur ne “kafazin e dogmes liberale”. Delegim i parave dhe sherbimeve tek privatet, retorike integruese pa u kujdesur per ceshtjet konkrete ekonomike, pronen private, familjen, edukimin, autonomine lokale etj.. Fjalet: koncension, transformim, revolucion, te drejat e homoseksualeve, drejtesi per te gjithe, shpetimtare, rilindje, republike e re dhe lloj-lloj brockullash dogmatike e propagandistike jane muzike e stonuat per veshet e njerezve.
Punetore, sipermarres, studente, fermere jane te lodhur nga “parrullat” e atyre qe tjeter thone e tjeter bejne. Qytetaret jane njesoj te varfer, pa perspektive, te pasigurte, te huaj aty ku jetojne etj.. Ky lidership eshte konsumuar ndaj sheh radikalizimin si mjet per te mbijetuar. Po i sforcojne njerezit qe te zgjedhin mes tyre megjithese nuk u thone asgje dhe nuk punojne per ta. Sulmojne kundershtaret brenda partive apo ne llogeren perballe si “te vjeter”, “pengues”, “te korruptuar” megjithese perfaqesojne vete keto epitete. Kush mendon nxirret jashte sistemit, i bllokohen ekranet, faqet e portaleve pasi i kontrollojne nga zyrat e Kryeministrise apo PD, duke injektuar ne studio “analiste te prerjes liberale me mase”! Keta jane establishmenti qe qarkullon miliarda me koncesione, pallate, evazion fiskal etj., ndersa te tjeret vetem mund te mbijetojne. Ndaj kriza e sotme politike eshte vecse fillimi i fundit i shurdhmemeceve politike. Njerezit nuk i duan, pervec nje pjese irracionale militantesh. Te tjeret presin zgjidhje dhe do e gjejne zgjidhjen. Nuk genjehen me, nuk i degjojne keta sharlatane te korruptuar dhe dogmatike te mbyllur ne “boten e tyre ideale” qe ideale eshte vec per ta.