Kulluri, Bashës: Ç’i di demokratët “delfinë akuariumi”?

POLITIKË


Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri sulmoi kreun e demokratëve Lulzim Basha për shkak të ndryshimit të tij të shpeshtë në deklarata dhe qëndrimet që mban për zgjidhjen e krizës politike. Kulluri thotë se Basha duhet ta ndajë mendjen një herë e mirë, o do zgjedhje të parakohshme, o do kod të ri elektoral, pasi nuk mund të dal në deklarata ku një ditë thotë njërën dhe një ditë tjetrën. Ai tha se Basha nuk mund të tallet me demokratët në këtë mënyrë, ndërsa shtoi duke ironizuar se “30 qershorin aty e kishte dhe s’kishte pse nxitonte”.

Para 1 jave s’duhej të futeshim në zgjedhje me Ramën, sot duhen bërë zgjedhjet me urgjence! Ndaje mendjen, o s’ka zgjedhje pa kod të ri zgjedhor, ose futesh në zgjedhje të parakohshme! Le që 30 qershorin aty e kishe, ç’ne gjithë ky nxitim? Ç’i di demokratet “delfinë akuariumi”, hidhu ndonjë peshk që të kënaqen spektatorët?!” shkruan Kulluri në Facebook duke e shoqëruar edhe me një foto postimin.


Basha tha për mediat të mërkurën se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për krizën politike në vend, ndërsa më herët ka deklaruar se plani i opozitës është fokusuar në ndryshimin dhe përmirësimin e Reformës Zgjedhore dhe nuk ka zgjedhje me Ramën Kryeministër.




Skip to toolbar