“S’do përfshihem në retorika përçarëse brenda partisë”, Kulluri publikon formularin për kandidatët: Përbetime komuniste, PD e shndërruar në repart ushtarak

Përmes një statusi në facebook, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri denoncon deklaratën që sipas tij i jepet për nënshkrim kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në deklaratën e publikuar nga Kulluri, e cila iu jepet kandidatëve për deputetë, ndër të tjera thuhet se ata zotohen se nuk do të përfshihen në asnjë retorikë që sjell diferencime dhe përçarje brenda partisë.

“Nuk do të përfshihem në asnjë retorikë që sjell diferencime dhe përçarje brenda partisë.

Nuk do të ndërmarr asnjë veprim kundër kandidatëve të tjerë në garë dhe angazhohem të mos bëj asnjë koment negativ për ta.” –citohet në deklaratë.

Postimi i plotë:
Partia Demokratike qe drejtoi rrezmin e komunizmit ne 1990 detyron kandidatet per “kandidate per deputete” te nenshkruajne nje deklarate te tipit kinez maoist gjate procesit te perzgjedhjes!
Perbetime komuniste si keto vetem kandidatet per anetar partie te PPSH-se mund te kene bere ne Shqiperi! Nje turp per ata qe e kane perpiluar dhe ofruar per nenshkrim atyre qe ende besojne tek ky lidership “idiot”! Fatkeqesisht nuk mund tu vesh asnje emer tjeter!
Partia e “njerezve te lire” eshte shnderruar ne nje repart ushtarak qesharak fale “formimit perendimor” sipas modelit “te forcojme unitetin parti-popull”! Keta qe sulmojne Gramoz Rucin si ish komunist detyrojne njerezit te heshtin e te binden qorrazi ndaj “udheheqjes dhe shokeve te partise”!
Kurre s’i kish shkuar mendja njeriu qe mund te katandiseshin ne kete derexhe 30 vjet pas renies se komunizmit! Dhe kjo nuk eshte rastesi por plan diabolik per te shkaterruar Partine Demokratike!

“Kurbani” i Gjykatës Kushtetuese, Kulluri: Do e tregojë koha

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri tha se Presidenti ka mbetur i vetëm dhe i dobët në ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk ka më as mbështetjen e opozitës, e cila ka mbetur pa asnjë instrument ligjor për të kontrolluar qeverinë.

Kulluri akuzoi për krizën e Gjykatës Kushtetuese jo vetëm mazhorancën por edhe opozitën, si fajtore që e la atë të qeveriste e vetme dhe nuk u bë pjesë balancuese e politikës dhe të ushtronte kontrollin ndaj qeverisë. Kulluri shkruan se me djegien e mandateve, opozita largoi çdo kontroll parlamentar mbi ekzekutivin dhe gjyqësorin duke lënë të gjithë mekanizmin e ndërtimit të organeve gjyqësore dhe Gjykatës Kushtetuese në dorë të mazhorancës. Për këtë Kulluri thotë se ka 3 zgjidhje, që do të sjell një “kurban” në emër të drejtësisë dhe krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

“E vërteta e krizës kushtetuese dhe institucionale më të rëndë në 29 vite demokraci nuk qëndron vetëm te vrulli i Ramës për të kontrolluar 3 pushtetet, pra legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin! Pushteti për nga natyra synon të zgjerohet. Prandaj në perëndim lindi nevoja dhe domosdoshmëria për ta kufizuar atë. Pushteti nuk vetëpërmbahet gjithnjë. Vetëm nëse ata që e kanë vetëpërmbahen. Dhe Rama nuk është i tillë! Çështja është se cilat mekanizma e kufizojnë pushtetin ekzekutiv, pra qeverinë që ka monopolin e dhunës legjitime. Dhe ato janë kontrolli parlamentar, gjyqësori dhe disa institucione që dalin prej parlamentit si Gjykata Kushtetuese, Presidenti, Kontrolli i Larte i Shtetit (audituesi i pavarur nga ekzekutivi) etj.. Që prej 2017 kur dhe ka nisur kriza, Rama drejton i vetëm mazhorancën për shkak të fitores së zgjedhjeve me 74 deputetë.

Dhe për këtë përgjegjësinë e kishte opozita e cila mori një rezultat më të dobët se zgjedhjet e mëparshme, gjë që e ka pranuar vetë kryetari i PD! Dhe “përgjegjësinë” e mbajti duke bërë të kundërtën. Dogji mandatet duke e lenë parlamentin pa opozite fare, ç’ka e ka lënë sovranitetin popullor në dorë të qeverisë. Tashmë kontrolli parlamentar mbi ekzekutivin ka rënë plotësisht. Niveli i dyte i kontrollit, ai i gjyqësorit është pothuaj në të njëjtën gjendje. Opozita tërhoqi kandidaturat e saj në Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë(KED), Këshillin e Lartë të Prokurorisë(KLP) dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit(KLGJ) duke e lënë të gjithë mekanizmin e ndërtimit të organeve gjyqësore dhe Gjykatës Kushtetuese në dorë të përfaqësuesve të mazhorancës(në fakt të qeverisë)!

I vetmi pushtet që është i dobët gjithsesi, që nuk kontrollohet nga qeveria është Presidenti! Por Presidenti është i vetëm pasi te opozita nuk ushtroi në asnjë moment detyrimin demokratik për të ushtruar kontrollin ndaj qeverisë! I vetmi institucion që ende nuk është nën qeverinë janë KLSH për raportet e të cilit qeveria nuk pyet për sa kohë gjyqësori është jo funksionale dhe Avokati i Popullit që ka fuqi rekomanduese por jo ndaluese ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut. Kjo situatë ka 3 zgjidhje: Presidenti shkarkohet dhe Rama rikthen procedurat e emërimeve në GJK nën kontrollin e plotë të mazhorancës; Presidenti nuk shkarkohet dhe rinis procedura e emërimeve nën rendin e balancës me 3 anëtarë të miratuar nga Parlamenti, Presidenti dhe Gjykata e Lartë; opozita del në krah të Presidentit dhe i drejtohet qytetarëve dhe shesheve, pasi nuk ka asnjë instrument institucional! Kush do jetë “kurbani” ose “humbësi” do të tregojë koha!” shkruan Kulluri

Kulluri, Bashës: Ç’i di demokratët “delfinë akuariumi”?

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri sulmoi kreun e demokratëve Lulzim Basha për shkak të ndryshimit të tij të shpeshtë në deklarata dhe qëndrimet që mban për zgjidhjen e krizës politike. Kulluri thotë se Basha duhet ta ndajë mendjen një herë e mirë, o do zgjedhje të parakohshme, o do kod të ri elektoral, pasi nuk mund të dal në deklarata ku një ditë thotë njërën dhe një ditë tjetrën. Ai tha se Basha nuk mund të tallet me demokratët në këtë mënyrë, ndërsa shtoi duke ironizuar se “30 qershorin aty e kishte dhe s’kishte pse nxitonte”.

Para 1 jave s’duhej të futeshim në zgjedhje me Ramën, sot duhen bërë zgjedhjet me urgjence! Ndaje mendjen, o s’ka zgjedhje pa kod të ri zgjedhor, ose futesh në zgjedhje të parakohshme! Le që 30 qershorin aty e kishe, ç’ne gjithë ky nxitim? Ç’i di demokratet “delfinë akuariumi”, hidhu ndonjë peshk që të kënaqen spektatorët?!” shkruan Kulluri në Facebook duke e shoqëruar edhe me një foto postimin.

Basha tha për mediat të mërkurën se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për krizën politike në vend, ndërsa më herët ka deklaruar se plani i opozitës është fokusuar në ndryshimin dhe përmirësimin e Reformës Zgjedhore dhe nuk ka zgjedhje me Ramën Kryeministër.

Ironia e Kullurit: 13 tetori, PD do fitojë shumicën absolute

Zgjedhjet inekzistente të “13 tetorit” u bënë meme në rrjetet sociale. Por, reagimet nuk munguan as nga përfaqësues të politikës në vend. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, një nga kritikët e Lulzim Bashës, ironizoi të dielën për “zgjedhjet e 13 tetorit”. Kulluri shprehet se pas “fitores së opozitës me 85% të votave në 30 qershor, sot pritet fitore 100%”.

“Pas fitores së opozitës me 85% të votave në 30 qershor, sot pritet fitore me 100%! Dhe thonë se gjithë pushtetet i ka Rama. Në fakt, është e kundërta, opozita ka fituar dy zgjedhjet e fundit me shumicë absolute. Dhe pastaj vjen vjehrra e të thotë “fëmijë të dashur, çohuni nga gjumi se u bëtë vonë për shkollë”. Dhe ja kështu, kështu…”, shkruan Kulluri. Ky koment i Edvin Kullurit, i bashkohet atyre të shumë të tjerëve në rrjetet sociale, që ironizuan të dielën për zgjedhjet e “13 tetorit”.

Dekreti i Ilir Metës i datës 27 qershor, për caktimin e 13 tetorit si datë për zgjedhjet lokale u bë nul. Ishte Kolegji Zgjedhor, që para se të shpallej kjo datë, ligjëroi datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, duke hedhur poshtë dekretin e Metës, që kërkoi anulimin e kësaj date për mbajtjen e gjedhjeve. Më pas, ishin gjykatat e shkallëve të para në vend, që njohën mandatet e të zgjedhurve të rinj nga procesi i 30 qershorit.  

Firo e PD, Kulluri, Bashës: Lëri “armiqtë”, ndërto strategjinë politike

Analisti Eduard Zaloshnja publikoi në “RealStory” të dhënat e sondazhit të kryer gjatë mujit gusht dhe shtator për partitë poltike. Partia Demokratike rezultoi me një rënie të ndjeshme të votave, pasi vetëm në një muaj, PD pati firo në 70 mijë vota. Pas këtyre shifrave, reagoi ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri.

Sipas tij, Partia Demokratike duhet të bëj një analizë për ndryshimin e votave, duke i dhënë përgjigje pyetjes “pse PD dhe aleatët kanë rënie drastike dhe PS, e mbi të gjitha LSI dhe PDIU kanë shënuar rritje të ndjeshme të votës me 40 mijë dhe 30 mijë vota respektivisht?”.

Sipas Kullurit, nëse rezultati i 2017 është vetëm pasojë e blerjes së votave (siç PD ka ngritur kauzën e aksionit opozitar kundër mazhorancës), i bie që “dy partitë e “opozitës së bashkuar” kanë blerë vota të djathta dhe koalicioni është i pamoralshëm”, shkruan Kulluri.

Në fund, ai thotë se “nëse këto vota kanë lëvizur prej sjelljes së gabuar poltike dhe taktike të PD, atëherë i pamoralshëm është lidershipi i PD! Rrugë të mesme nuk ka. Kështu, para se të gjeni armiq të brendshëm apo të jashtëm (ndërkombëtarë), bëni këtë analizë në Këshill Kombëtar ose në bazën e PD dhe ndërtoni strategjinë politike për zgjedhjet e ardhshme. Kaq është!”, shkruan Kulluri.

Kulluri, Bashës: U mbeti ora te “shoku Enver” (sulmoni armiqtë e partisë)

Mbledhja e së dielës e Lulzim Bashës me ish-deputetët e Partisë Demokratike, u shoqërua me debate brenda grupit. Në mbledhje, sipas raportit të zbardhur, disa prej ish-deputetëve demokrat, përmendën “armiqtë e brendshëm” në parti, apo “spiunët”, ndërsa pjesë e debatit të mbledhjes me dyer të mbyllura në PD, ishin dhe kritikët e Bashës. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, reagoi në rrjetet sociale, duke përdorur doza therëse ironie për atë që ndodhi të dielën në mbledhjen e ish-grupit parlamentar të PD-së.

“Ku e katandise partinë! Dje në mbledhje me ish-deputetët (nuk e di kush se çfarë forumi statusor përfaqësojnë), ca flisnin për të thelluar luftën kundër “armiqve të brendshëm” që qenkan “infiltruar” që në 2009, ndërsa të tjerë citojnë Hegelin, ose babain shpirtëror të Marksit! Bir Selmani nënës, kë të qash më parë”, shkruan Kulluri. Më tej, duke vijuar me ironinë, Kulluri ngre një pyetje të drejtpërdrejt për Lulzim Bashën, në lidhje me premtimin e opozitës se do të “bllokonte zgjedhjet e 30 qershorit”.

“Njërit i ka mbetur ora te shoku Enver, kurse të tjerët citojnë filozofë nga muhabete kafenesh. Siç e ka thënë vetë shoku Ajshtajn, “universi dhe budallallëku njerëzor s`kanë kufij”. Përpara me “revoliconin proletar” drejt fitores së 2020 ose 2021! Edhe po u shty për 2025 s`ka problem! Rëndësi ka të fitojë revolucioni. Por meqë u mblodhën, a pyeti njeri ç`u bë me bllokimin  e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe “s`do ketë zgjedhje me Edi Ramën”, apo u harruan prapë fitore?! Zoti na i shtoftë”, përfundon Kulluri.

Kulluri: Basha, do t`i imponohet sistemit (por s`ka vota)

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, deklaroi në studion e “Real Story”, se PD, para se të shprehi vullnetin për Reformën Zgjedhore, duhet të tregojë vullnet për reformin e brendshëm. Sipas tij, përgjegjësia për humbjen e zgjedhjeve në 2017 ishte e Bashës, dhe jo se u vodhën votat.  “Përgjegjësinë kryesore për humbjen e zgjedhjeve e ka Basha. Nëse PD ka kaq vullnet të mirë, flas për lidershipin, duhet të reformojë partinë e tij”, tha Kulluri.

Më tej, Kulluri u shpreh se sistemi elektoral nuk do të jetë kurrë i mirë me partitë aktuale në vend. Sipas tij, të dyja rregullohen njëkohësisht. “Nuk ka sistem elektoral të mirë me partitë politike që nuk funksionojnë. Unë them se nuk është mirë as sistemi as partitë. Të dyja rregullohen njëkohësisht. Këta demokratët dhe socialistët e thjeshtë, i pyet njeri? Ta thëm unë që jo!”, shtoi Kulluri.

Në fund, sips tij, as Rama e as Basha nuk kanë moral për të bërë reformë zgjedhore. Për Kullurin, PD ka degraduar. “Nuk ka Reformë Zgjedhore me këta dy që drejtojnë sot. Nuk kanë moral për ta bërë. Disa ministra të rinj të Edi Ramës unë sa herë i shoh në tv, i harroj pas një jave. Por kemi një PD të degraduar. Nuk ka meritë asnjë palë për negociatat. Ne kemi degradim politik. E dini me çfarë merret PD? Merret me legalizimet, ndërkohë që ka elektortin e persekutuar”, tha ai.

Edvin Kulluri tha se Basha është i paaftë për të sjellë në pushtet PD. Sipas tij, Partia Demokratike i është shmangur përgjegjësive të veta. “Tragjedia bashiste për mosardhjen në pushtet, është drama personale e Bashës. Rama nuk i fiton zgjedhjet me një opozitë serioze. Prrallat e Lulzim Bashës, është i paaftë të sjelli opozitën në pushtet. Kam drejtuar fushatën në kryeqytetin e hashashit të Shqipërisë, dhe kam fituar në Selenicë. Nuk kam folur kurrë. PD i shmanget përgjegjësive të veta dhe i transferon te komisioni reformës”, tha Kulluri.

Në fund, Kulluri e quan të pamoralshme faktin që Basha ulet në tavolinë me Gjiknurin, të cilin e ka akuzar për vjedhje vote, dhe nuk pranon të ulet në tavolinë me Rudin Hajdarin. “Është komike, që ndjekësit e Bashës ulmojnë një javë po, një javë jo, SHBA në fb. Basha ulet me armikun e demokracisë, dhe nuk ulet me Rudina Hajdarin. Ky është imoralitet politik. Pse duhet të bindim ne Hajdarin çfarë thotë Basha? Pse ky është dielli i opozitarizmit në Shqipëri? Po ne çfarë jemi?. Basha do t`i imponohet sistemit, por nuk ka asnjë votë në parlament. Me votat e Edi Ramës do imponohet. /Realstory.al/.

Kulluri tallet me Bashën: Se po u nxeha…do këndoj me megafon

Premtimet leniniste të Bashës se do u marrë lekët oligarkëve dhe do rrisë rrogat e pensionet, jo që nuk janë marrë seriozisht, por janë bërë edhe objekt tallje dhe ironizimi edhe nga vetë demokratët. Ish anëtar i këshillit demokrat, Edvin Kulluri ka ironizuar deklaratat “elektorale” të Bashës në kongresin e sindikalistëve, ku bëri pretime që ngjasonin me parulla e teza komuniste. Kulluri shkruan me ironi se të gjitha këto premtime për të shkatërruar oligarkët dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, Basha do i arrijë thjeshtë me fjalë dhe dëshira, pasi me vepra tashmë të gjithë e kanë parë që nuk i bën kurrë dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Kulluri, një nga zërat më kritik të kryedemokratit dhe anëtarë i lëvizjes që pritet të nis “Basha Ik”, ka ironizuar keq edhe këndimin e himnit kombëtar në fund të çdo proteste opozitare, duke thënë se kjo do të jetë armë e Bashës për të luftuar oligarkët. “Po u nxeha do këndoj internacionalen me megafon dhe të gjejë vend e të futet” ka shkruar në fund Kulluri, duke treguar edhe një herë se asnjë e mirë nuk mund të vij më nga Basha, për sa kohë ai pret marrjen e pushtetit në tavolinë dhe me marrëveshje me Ramën.

 “Sapo të behëm kryeministër do vendos pagën minimale 637 euro! Do shkatërroj oligarkët(sapo tu marr dhe pak lekë baxhanaku), do bëj autostradën Selanik-Milano, do rris çmimin e kungullit me 85 dollarë kg dhe do ul çmimin e naftës me 12 lekë litrin! Si do arrij këto do pyesin njerëzit? Hiç, kam dëshirë dhe dëshirat nuk i ndalon dot askush dhe asgjë! Ja kaq është! Por më parë do e rrëzoj Ramën 4 herë dhe do bëj 5 marrëveshje me të që të më lerë vetë pushtetin! Se po u nxeha do këndoj internacionalen me megafon dhe të gjejë vend e të futet!” shkruan Kulluri.

Ajo që bën përshtypje në deklaratat e Bashës është se ai flet si kryeministër, ndërkohë është jashtë çdo pushteti, flet për premtime elektorale dhe ndryshime të jetesës në vend, ndërkohë që nuk e merr mundimin të regjistrohen në ndonjë palë zgjedhje dhe të përfaqësojë zërin e popullit. Basha duket se e ka kthyer në një traditë të veten, sa herë që ka zgjedhje të hedh akuza për manipulim të tyre , të shmanget nga fushata elektorale apo edhe të mos marrë pjesë në to, ndërsa pas zgjedhjeve del e flet për programe e plane elektorale në lidhje me ekonominë, arsimin apo shëndetësinë e vendit.

Kulluri: Basha, “gjeograf” perëndimor, jo politikan perëndimor

Për Edvin Kullurin, Basha nuk i ka cilësitë e një politikani perëndimor, por ato të një udhëheqësi absolut, të papërgjegjshëm, që është shumë larg vlerave të vërteta të Perëndimit. Kulluri, një nga përfaqësuesi e ashpër të lëvizjes “Basha IK”, nuk i ka kursyer kritikat për kreun e PD-së, i cili ende vijon të mos mbajë asnjë përgjegjësi për aksionet e dështuar që prej 2013. Përmes një përmbledhje të aksioneve politike të ndërmarra nga Basha si ngritja e çadrës para marrëveshjes së 2017, dështimi në zgjedhje, djegia e mandateve, protestat e dhunshme dhe deri tek bllokimi i 30 qershorit, për Kullurin të gjitha këto janë dështime personale të Bashës, i cili asnjëherë nuk ka mbajtur përgjegjësi por jua ka deleguar këto dështime demokratëve duke i shkarkuar apo përjashtuar përgjatë këtyre 6 viteve.

Në 6 vite të drejtimit të PD nga Lulzim Basha kanë mbajtur përgjegjësi për humbjet në 2013, 2015, 2017 duke u larguar nga drejtimi i grup-seksioneve, degëve dhe grupi parlamentar, pothuaj 1 mijë demokratë! Çdo rezultat elektoral humbës prej 2013 ka shkaktuar përgjegjësinë përmes largimit nga pozicionet anëtare kryesie në degë, anëtare kryesie qendrore, deputetë (që u përjashtuan nga riorganizimi i 2014), qindra kryetarë grup-seksionesh, kryetare dege, nënkryetare dhe sekretare(nuk ju lejua rikandidimi ose kandidimi në pozicione më të larta), kryetare degësh ku humbëm(disa të tjerë që humbën nuk u larguan, ndërsa disa të tjerë në bashki fituese u larguan po njësoj?!?!), ndërsa “Kryetari i Madh” i PDSH nuk mban asnjë përgjegjësi!” shkruan Kulluri në një postim në Facebook.

Kulluri shprehet se Basha hiqet si një politikan perëndimor, por në fakt ai është një “gjeograf’ perëndimor, pasi përmes aksioneve dhe papërgjegjshmërisë së tij, Basha nuk dëgjon nga “veshi perëndimor’. Për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Kulluri, Basha kryen rolin e një udhëheqësi absolut, që në nuk ka lidhje me perëndimin dhe në vend që të hap debatin brenda partisë dhe të diskutojnë gjërat, ia kalon përgjegjësitë e tij të tjerëve.

Kurse tani që humbëm zgjedhjet në tavoline për shkak të bojkotit, jo vetëm që “shpalli fitoren me 85%”(ky zotëria e di se si fituam), por kërkon dhe të ulet në tavolinë për marrëveshje me Ramën a thua se kemi qofte edhe 1 deputet në kuvend për të miratuar atë që do prodhojë marrëveshja!!!! Pra me pak fjalë, “demokracia perëndimore e Bashës” ka prodhuar një parti me një kryetar që s’mban asnjë përgjegjësi për humbjet dhe dështimet e rënda (çadra, djegia e mandateve, protestat, bllokimi i 30 qershorit), dhe u a shkarkon përgjegjësinë kujtdo tjetër! Pra i kërkon Ramës përgjegjësi për keq-qeverisjen që në fakt është qeverisje katastrofike, ndërsa vete bën të njëjtën gjë! Ky model i Udhëheqësit Absolut mund të jetë çdo gjë, por vetëm perëndimor nuk është! P.S. po ti vish botës vërdallë drejt perëndimit, edhe Kuba, Korea e Veriut, Siria, Azia Qendrore në perëndim ndodhën gjeografikisht! Po të mendosh si politikan perëndimor dhe jo si “gjeograf”, mban përgjegjësi vetë dhe hap debat në parti se ku po e çon Partine Demokratike! Por mesa duket nuk dëgjon fare nga veshi perëndimor por “ve kompasin” për ti mveshur përgjegjësinë të tjerëve dhe i largon, telendis, tall dhe u humbet vite jete, shprese, pasion, ambicie vetëm që të qëndrosh “majë kalit” i rrethuar nga shërbëtorët e tu besnike që presin me gëzim një vend pune nga marrëveshja me Ramën për bashkëqeverisje, që në fakt s’do ndodhë më KURRË!”- shkruan Kulluri.

Edvin Kulluri është një nga zërat më kritik të aksionit të dështuar të Bashës, sidomos pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku la PD të papërfaqësuar dhe pa asnjë lloj pushteti. Ai është pjesë e lëvizjes “Basha Ik” që pritet të nis brenda shtatorit, një lëvizje nga të mënjanuarit e PD për të ngjallur shpresën dhe vlerat e partisë.

Kulluri: “Basha ik” nis brenda pak ditësh

Nisja e lëvizjes “Basha ik” duket se është shumë afër krijimit. Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka konfirmuar atë që RealStory ka thënë më herët se në shtator nis lëvizja “Basha ik”, një revoltë e organizuar nga të mënjanuarit e PD, të cilët pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kanë qenë mjaft kritikë me qëndrimet e tyre ndaj kreut të opozitës, duke paralajmëruar një aksion për të ngjallur shpresën në PD. Gjatë një interviste në Report TV, Kulluri ka deklaruar se kjo lëvizje do të nisë për çështje ditësh dhe se pjesë e saj do të jenë shumë emra të njohur. Kulluri sqaron se kjo lëvizje ka si qëllim ringritjen e PD dhe kthimin e saj tek meritokracia, gara dhe vlerat, që duket se sa vjen dhe po i harron. Kulluri nuk ka kursyer as kritikat për Bashën duke thënë se për faj të tij Rama po fiton më shumë pushtet dhe po ndihet shumë komod, me aksionin politik të dështuar të opozitës, që tashmë ndodhet jashtë çdo pushteti.

Ka të dhëna të sigurta që mbështetja e kryetarit nga anëtarësia është në pikat më të ulëta në vite. 30 qershori është dështim spektakolar i opozitës dhe sot është jashtë çdo pushteti. Nuk e di ku mund të shkojë më keq PD-ja. Demokratët janë të pakënaqur. Ne jemi një grup njerëzish, emra të njohur, nuk e kemi nisur ende por është çështje ditësh që do të bëjmë takimet e para me bazën e partisë. Takimet e para me bazën e partisë. Me një qëllim, jo për të larguar Bashën dhe për të vendosur Topallin, Imamin, Gazmend Bardhin po të doni se këtu mund të bëhet kushdo kryetar partie. PD duhet të kthehet te meritokracia, përfaqësimi gara dhe ideologjia e djathtë e qartë. Djegia e mandateve dhe bojkoti duhet të ishte më mirë i menduar. Nuk mund të thuhet se nuk ka zgjedhje. Ka 60 kryetar Bashkia në zyrë, ky është fakt. Ata thonë që nuk janë deputet (opozita e re), këta janë deputet. Basha nuk i shet dot sikur nuk i njeh. Nëse ka njerëz krejtësisht anonim, s’është problemi i tyre po i partisë që i ka caktuar.  Që kur ka ardhur në pushtet Rama dhe Basha në krye të PD-së këtu nuk merr njeri përgjegjësi. Rama ndihet shumë mirë me këtë opozitë. “, tha Kulluri.

RealStory.al ka konfirmuar në fillim të gushtit se pjesë e kësaj lëvizje do të jenë emrat e njohur si: Jozefina Topalli, Arben Imami, Edit Harxhi, Edvin Kulluri, të cilët kanë mbajtur qëndrime të forta kundër Bashës pas zgjedhjeve të 30 qershorit, duke kërkuar që kryedemokrati të mbajë përgjegjësi, si për djegien e mandateve, ashtu edhe për bojkotin e zgjedhjeve. Gjithashtu në mënyrë ekskluzive, RealStory konfirmoi edhe përfshirjen e emrave të tjerë si Arben Ristani, Ibsen Elezi, Keltis Kruja, Sherefedin Shehi , Myqerem Tafaj apo Bislim Ahmetaj dhe Genti Minarolli, një lëvizje që ka si qëllim ndryshimin nga poshtë lart të PD.

Skip to toolbar