Kryeministri spanjoll tërhiqet nga dorëheqja, Sanchez: Ja vlen të vazhdoj ende detyrën

BOTA


Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez është tërhequr nga dorëheqja e tij. Javën e kaluar, Sanchez njoftoi se po anulonte të gjitha angazhimet zyrtare pasi një gjykatë hapi një hetim fillestar ndaj gruas së tij mbi pretendimet për korrupsion.

Ai i quajti akuzat një fushatë të orkestruar, ndërsa pas reflektimit ai tha se “vlente të vazhdonte si kryeministër”.


Sanchez ka qenë në pushtet që nga viti 2018.

Akuzat kundër gruas së kryeministrit Sanchez, Begoña Gómez, u ngritën nga organizata Manos Limpias (Duart e Pastra), ndërsa prokurori publik i Madridit bëri thirrje që hetimi të mbyllet për mungesë provash.

Më herët, kryeministri spanjoll mori një letër solidariteti edhe nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama.




Skip to toolbar