Kryeqyteti “vishet i kuq”, Partizani triumfon në derbi, rikthehen në garë për titull

Më të fundit


Kryeqyteti mbetet i kuq, Partizani triumfon sërish përballë Tiranës duke reaguar në ndeshjen e duhur në momentin e duhur. Ekipi i Ilir Dajës zhvilloi një ndeshje perfekte në aspektin taktik, shfrytëzuan çdo detaj të këtij takimi duke marrë në fund një fitore të artë që i rikthen në garë me kohë të plotë për titullin kampion.

Partizani parakalon Vllazninë për herë të parë por nuk arrin të rrëmbejë kreun tashmë pronë e Laçit, aktualisht ndodhen minus dy pikë. Në goditjen e parë në portë në minutën e 29-të, Partizani kaloi në avantazh me Belica që me kokë në shtyllën e parë duke dërguar topin në rrjetë. Bardheblutë iu kundërpërgjigjën në minutën e 39-të me Hoxhallarin që realizoi një gol fantastik nga goditja e dënimit. Goli trepikësh erdhi në minutën e 59-të ku Jurgen Bardhi finalizoi një aksion shumë të bukur. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me festën që ishte e gjitha e kuqe.


Në një derbi ku rastet ishin me pikatore, u desh një goditje këndi në minutën e 28-të që ndeshja të ndizej. Egzon Belica me kokë, në shtyllën e parë arriti të fitojë duelin në zonë duke kaluar Partizanin në avantazh. Ky ishte rasti i parë, goditja e parë e Partizanit në portën e Bekaj.




Skip to toolbar