Kryeson inflacioni/ Problemet kryesore të vendit, publikohet sondazhi nga ABC News dhe Angi Ricerche

Më të fundit


“ABC News” dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.

Pyetjes në sondazh, se si jetohet sot në Shqipëri, bashkautori i sondazhit të “Angi Recerche”, Fabio Biccari, shpjegoi se janë bazuar në kërkime që janë bërë më parë.

Fabio Biccari në Real Story tregon me shifra se si janë përgjigjur shqiptarë pyetjes:

Duke menduar për Shqipërinë në përgjithësi, cilat janë sipas jush problemet kryesore të vendit?“

Jemi duke folur për skenarin socio-politik në kë vend. Mund të shohim në përgjithësi se cilat janë problemet kryesore në vend.

Kriza ekonomike dhe inflacioni është elementi që tregon 18.9%. Është një problem që shfaqet edhe në të shkuarën. Edhe nga kërkimet që kemi bërë është një problem aktual që vijon, por është një problem jo vetëm për Shqipërinë.

Papunësia është me 15.1% është një problem që ndihet shumë, që janë pensionet e ulëta.

Emigrimi 11.3%, e kemi parë dhe në zgjedhjet e mëparshme.

Korrupsioni 10.1%, varfëria 9.7%, pagat e ulëta me 7.7%.

Kriminaliteti vijon duke u ulur, 4.2%. Infrastruktura 3.4%, kriza politike vijon me 2.8%.

Qeverisja e keqe është me 2.%.

Turizmi dhe kultura është me 0.9%.

Në këtë periudhë kemi parë në rritje turizmin, nga Itali në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera. Lufta Ruso-Ukrainase është me 0.6%”, tha Fabio Biccari.



Skip to toolbar