Eliminimi i Kukësit nga Liga e Europës i kushtoi trajnerit Ernest Gjoka stolin dhe prej ditësh, verilindorët ishin në bisedime me trajnerë të ndryshëm. Në media flitej gjithmonë e më shumë për Ilir Dajën si pasuesin e Ernest Gjokës, por duket se Kukësi ka bërë një tjetër zgjedhje.
Eliminimi i Kukësit nga Liga e Europës, i kushtoi trajnerit Ernest Gjoka stolin dhe prej ditësh, verilindorët ishin në bisedime me trajnerë të ndryshëm. Në media flitej gjithmonë e më shumë për Ilir Dajën si pasuesin e Ernest Gjokës, por duket se Kukësi ka bërë një tjetër zgjedhje.
I kontaktuar nga gazetarët e Realstory.al, Duro konfirmoi se ka pasur një akord mes tij dhe presidentit të klubit, Safet Gjici. “Kam nënshkruar kontratën për një vit dhe nesër (e enjte) bëhet prezantimi im te zyrat e klubit”, konfirmoi Duro në një bisedë telefonike.
Verilindorët kanë vendosur të firmosin me Shpëtim Duron, trajner ky që e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, pasi ka drejtuar Partizanin dhe Flamurtarin. Duro ka qenë edhe në të kaluarën një preferencë e presidentit Gjici dhe pritet vetëm që të bëhet tashmë prezantimi i tij. Shpëtim Duro kthehet në stol pas disa muajsh pushim, që kur u largua nga Drita në shkurt të këtij viti, ndërkohë që në të kaluarën ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës.
Duro do të nisë nga puna në ditët në vijim për kampionatin që nis në fund të gushtit. Trajneri 59-vjeçar është një garanci, sepse ka një karrierë të pasur, aq sa ka drejtuar edhe në Kosovë e Maqedoni, ndaj Kukësi ka preferuar t’i besojë drejtimin, edhe pse në garë ishin shumë emra.
Disa ditë më herët, Safet Gjici vendosi të largonte Ernest Gjokën nga stoli i Kukësit, duke e fajësuar për eliminimin nga Europa League, kundër Debrecenit hungarez.
Verilindorët kanë vendosur të firmosin me Shpëtim Duron, trajner ky që e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar pasi ka drejtuar Partizanin dhe Flamurtarin. Duro ka qenë edhe në të kaluarën një preferencë e presidentit Gjici dhe pritet vetëm që të bëhet tashmë prezantimi i tij.
Së fundmi, Duro drejtoi Dritën në kampionatin e Kosovës, ndërkohë që në të kaluarën ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës. Duro do të nisë nga puna në ditët në vijim për kampionatin që nis në fund të gushtit.