Mziu i vë kyçin bashkisë, çon njerëzit në protestë

AKTUALITET


Qytetarët e Kamzës kanë mbetur pa shërbime publike ditën e mërkurë, pasi zyrat e Bashkisë janë të mbyllura. Dhe kjo jo për ndonjë situatë që lidhet me vetë institucionin, por me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Me urdhër direkt nga PD, paraditen e të mërkurës të gjithë punonjësit e Bashkisë së Kamzës, por edhe nga Bashkitë e tjera, janë urdhëruar që të lënë detyrën dhe të mblidhen para teatrit për të protestuar bashkë me ish-deputetët e PD, shkruan shqiptarja.com.


Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon se zyrave të bashkisë Kamëz u është vënë çelësi, ndërkohë që duhet të ishin në shërbim të qytetarëve. Po kështu, në protestën e sotme para Teatrit u vu re edhe prania e ish-kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi. 

Mësohet se ky skenar ka disa ditë që po organizohet nga PD, ndërkohë që i gjithë organizimi i është besuar Sahit Dollapi. Skenari i PD parashikon edhe urdhërimin e të gjithë degëve të PD që në mënyrë të organizuar dhe me fasha të ndryshme oraresh të protestojnë para godinës teatrit.




Skip to toolbar