Kundërshtoi policinë gjatë shoqërimit në komisariat, arrestohet 39-vjeçari

AKTUALITET


Policia arrestoi në flagrancë një shtetas, i cili kundërshtoi për shkak të detyrës punonjësit e policisë, ndërsa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Konkretisht, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: D.G., 39 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Shërbimet e Njësisë Operacionale të Rendit pranë Policisë së Korçës, e ndoqën këtë shtetas, pasi dyshohej se ai ishte konfliktuar me një shtetas tjetër në fshatin Buçimas dhe më pas ishte larguar me mjetin e tij tip “Volksëagen”.

Gjatë momentit të shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, si edhe nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar