Kundërshtoi vendosjen në regjimin ’41 bis’, GJKKO rrëzon kërkesën e Sokol Mjacaj

AKTUALITET


GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjacaj që kundërshtonte vendosjen në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë. Gjithashtu, Gjykata e Posaçme ka vendosur që shpenzimet gjyqësore do të jenë në ngarkim të Sokol Mjacajt.

“Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaҫëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.


Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 25, datë 25.03.2024, vendosi: 1.Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj. 2.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit”,  njofton GJKKO.

Sokol Mjacaj u vendos në regjim të posaçëm pasi vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjen brenda burgut të Peqinit.




Skip to toolbar