“Kur preket avokati, preket shteti”, Vishaj: Të lutemi që Sokol Mëngjesi të dalë nga koma

AKTUALITET


Për kreun e Shoqatës së Avokatisë, Saimir Vishaj, prekja e një avokati është prekje e shtetit. Në një prononcim për gazetarët mëngjesin e kësaj të enjteje, për dhunën e ushtruar një ditë më parë ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Vishaj tha se institucionet shtetërore duhet të kishin reaguar ashpër ndaj kësaj ngjarjeje.

Sa i takon qëndrimit të institucioneve shtetërore, Vishaj tha se “duhet të ishte ngritur i madh dhe i vogël, sepse prekja e një avokati, preket shteti. Ashtu siç ngrihen për prekjen e një punonjësi policie. Ashtu siç ngrihen për vënien bombë për një gjyqtari, apo letër anonimati prokurori të SPAK-u, të gjithë duhet të ngrihen në këmbë për një shërbim të veçantë që është avokatia. Njerëzit akoma nuk kuptojnë që pa avokati nuk ka drejtësi. Dhënia e anës profesionale si shërbim avokati ndaj klientit është një mision aq i bukur dhe i vështirë që në fund fare ndikon në vendimmarrjen e gjykatës. Por kemi një heshtje të organeve të cilët mbase mbajnë sytë nga qielli dhe unë nuk uroj që ta provojnë në kurrizin e tyre. Por i them këtyre pjesëtarë të institucioneve shtetërore, të luten bashkën me ne. Shoku jonë duhet të dalë nga gjendja e komës dhe të gëzojë shëndet të plotë”.

“T’i lutemi Zotit të dalë nga koma. Ai që është profesionist e kupton çdo të thotë në gjendje kome. Sot presin të vijnë familjarët e tij që janë jashtë shtetit. Ekipi mjekësor që po e ndjek po bën një punë të shkëlqyer, po e ndjekin hap pas hapi. Por gjendja mbetet serioze për jetën”, theksoi Vishaj.

Për kreun eShoqatës së Avokatisë, autorët duhet të marrin dënimin maksimal.

“Uroj që organet e drejtësisë të japin dënimin maksimal sepse kanë dashur të vrasin një nga avokatët më të mirë që ka sistemi i drejtësisë”.

"Ashtu si çdo ditë, avokati Sokol Mëngjesi iu drejtua kopshtit pas krahëve të mi për të dërguar djalin e tij të mitur. Por mëngjesin e kësaj të mërkure ai u sulm fizikisht nga 3 persona, të cilët i shkaktuan atij fraktura në kokë e trup."
Avokati Sokol Mëngjesi

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili të mërkurën u dhunua nga tre persona, vijon të jetë në gjendje të rëndë. Ai ndodhet në monitorim intensiv në reanimacion nga stafi mjekësor.

Sokol Mëngjesi, i cili është edhe avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha, u godit për shkak të detyrës. Ai ka përfaqësuar në një proces civil në Shkallë të Parë dhe në Apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë.

zbulohen autoret dhunimit te sokol mengjesit

Procesi është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Por disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës me studion ligjore. Policia e Tiranës bëri të ditur se autorët e dhunës ndaj avokatit janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.

Ndërsa një person i katërt i quajtur Romario Tabaku ka ndihmuar autorët e dyshuar për t’i larguar nga vendngjarja me makinën Audi. Si organizator, Policia e Tiranës dyshon të jetë Dritan Nano, 58 vjeç të cilin e ka shoqëruar me iniciativë.

Një prej autorëve të kësaj ngjarje, Dorian Alia alias Agron Alia, është vetëdorëzuar në polici. Ai ka deklaruar se ata nuk donin ta vrisnin avokatit, por vetëm ta frikësonin.



Skip to toolbar