Kurti: BE të tregohet e drejtë me Kosovën

KOSOVA


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe komisionarin Oliver Varhleyi ka ripërsëritur se destinacioni i Kosovës është Bashkimi Evropian dhe se BE-ja është kontinenti ynë.

Kurti sërish përsëriti që BE-ja duhet të tregohet e drejtë me Kosovën dhe të heq vizat për qytetarët e saj.

“Është e rëndësishme që të kemi liberalizmin e vizave, dhe janë bërë 3 vite që kur Komisioni Evropian rekomandoj liberalizimin e vizave, e qytetarët tanë vazhdojnë të përballen ende me regjimin e vizave”, u shpreh Kurti.

Kurti përmendi miratimin e planit ERA2, që del nga MSA-ja, dhe se duhet qenë të përkushtuar në zbatimin e saj.

Kryeministri foli edhe për menaxhimin e pandemisë, dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.



Skip to toolbar