Kurti pa eskortë dhe shoqërues, takim informal në zyrën e Ramës

KOSOVA


Albin Kurti, ashtu siç kishte paralajmëruar ka takuar në orët e mbrëmjes kryeministrin Rama. Por ajo që bie në sy është fakti se takimi është informal dhe ndryshe nga të gjithë zyrtarët e tjerë, Kurti nuk ka mbërritur në Kryeministri me eskortë.

Sipas raportimeve të mediave vizive, Kurti është paraqitur pa ndonjë shoqërim rreth orës 18.30 në kryeministri dhe është pritur nga shefi i protokollit , ku mësohet se ka pasur një takim informal me kryeministrin Rama. Kurti dhe Rama, më herët kanë deklaruar të dy se kanë shumë çështje për të diskutuar, por nuk dihet se cilat prej tyre do të preken në këtë takim informal mes tyre.


Gjatë paradites, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar zyrtarisht se do të udhëtojë mbrëmjen e së premtes drejt Tiranës, ku më pas do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Kur u pyet nga mediat kosovare se çfarë do të diskutojë me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Kurti tha se pjesë e bisedës do të jenë shumë tema të rëndësishme, por zgjodhi të mos i specifikojë ato.

Ndërsa kryeministri Rama është shprehur më herët në Real Story se është i vendosur për mini-schengen, ndërkohë që do i propozojë Kurtit për të rritur bashkëpunimin mes dy qeverive, ide që është mirëpritur nga Vetëvendosja.




Skip to toolbar