Bare, në formacionin e javës në Spanjë

SPORT


Keidi Bare është një nga zbulimet e mëdha të Edi Rejas në mesfushë për Kombëtaren shqiptare së fundmi. Mesfushori i rritur në akademinë e Atletikos së Madridit, u bë shpejt titullari i munguar te kuqezinjtë, me grintën, kilometrat që përshkruan, ndërhyrjet dhe saktësinë e pasimeve.

Bare po bën të njëjtën gjë edhe te Malaga, teksa me paraqitjen e fundit ndaj Deportivos ka fituar një vend në formacionin ideal të javës. Për ndeshjet e vlefshme të javës së 12-të, La Liga spanjolle për Kategorinë e Dytë ka përzgjedhur 11 më të mirët, mes të cilëve edhe mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Bare konsiderohet edhe si mushkëria e ekipit spanjoll, me aq shumë fushë që shkel gjatë ndeshjeve dhe aq shumë kilometra që përshkon takim pas takimi.


Image



Skip to toolbar