Kurti: Padrejtësi që s’u hapën negociatat

POLITIKË


Albin Kurti e cilësoi padrejtësi mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kurti ishte në Tiranë për të festuar fitoren e tij në zgjedhjet e Kosovës.

“Padrejtësi që Shqipëria dhe Maqedonia nuk filluan negociatat. Ju takon dhe e kanë merituar.” tha Kurti

Në lidhje me Mini Shengenin Kurti tha se duhet treguar kujdes me raportet me Serbinë duke mos harruar atë që serbët i kanë bërë shqiptarëve.

“Duhet kujdes në raportet me Serbinë, pasi dihet se çfarë u ka bërë shqiptarëve dhe para tre viteve bëri një puç në Maqedoni por dështoi. ‘ tha Kurti, një deklaratë që e bëri edhe gjatë intervistës së tij me gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story”, ku reagoi për herë të parë në lidhje me Shengenin Ballkanik.



Skip to toolbar