Krijimi i qeverisë në Kosovë, nesër pritet të takohet Thaçi me Kurtin

AKTUALITET


Të hënën pritet të takohen Albin Kurti dhe Hashim Thaçi. Pas tre refuzimeve, duket se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të shkojë në zyrën e Presidentit Thaçi për të marrë mandatin e Kryeministrit për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ndonëse ende nuk është krijuar kabineti qeveritar, Thaçi ka njoftuar se e pret Albin Kurtin të hënën në orën 15:00 në zyrën e tij. Po në këtë ditë pritet që të mblidhet dhe Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të vendosur rreth situatës së krijuar pas konsituimit të Parlamentit të ri të Kosovës.


LDK dhe Vetëvendosje ende nuk kanë rënë dakord për krijimin e qeverisë së re. Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi pak ditë më parë se do të ishte “dështim historik” mosarritja e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë. Megjithatë, të hënën pritet të ketë zhvillime të reja në lidhje me krijimin e qeverisë së re në Kosovë.




Skip to toolbar