Kush është Giuseppe Conte, profesori i panjohur që u kthye në burrë shteti

AKTUALITET


Para njё viti e gjysmё ai ishte njё profesor i panjohur juridiku. Tani ai ёshtё kthyer nё njё yll tё politikёs: Karriera e habitshme e Giuseppe Contes – bindёse, por pa bindje?

Nё samitin e G7 nё fund tё gushtit nё Biarritz profesori nё fushёn e drejtёsisё Giuseppe Conte mendonte, se karriera e tij politike e nisur 15 muaj mё parё do tё mbyllej me kaq. “Unё nuk do tё vij sёrish” pёrgjigjej si nёn zё Conte ndaj pyetjes pёrkatёse.

Nё Romё gёlonte kriza qeveritare ato ditё. Lёvizja “Pesё yjet”, me tё cilёn ёshtё i afёrt Conte, pa qenё anёtar i saj, përpiqej me socialdemokratёt tё krijonte njё koalicion qeverisёs. Giuseppe Conte telefononte herё pas here me kryetarin e partisё socialdemokrate, Zingaretti dhe e bindte atё, se duhej ta provonte me atё si kryeministёr.

Avokati tё tёrheq vёmendjen me mёnyrёn e tij tё qetё dhe me argumenta parimorё. Edhe me presidentin italian, Sergio Mattarella ai ka njё fill tё mirё komunikimi. Italianёt e duan 55 vjeҁarin me origjinё nga Pulja, i cili hyri tёrthorazi nё politikё. Sipas sondazheve, Conte gёzon njё reputacion me 58 pёrqind duke u renditur nё sondazhe i dyti pas Mattarellas si politikani mё i preferuar. „Avokati i popullit” krahasuar me figurat kryesore tё populistёve si Matteo Salvini (Lega) dhe Luigi Di Maio (Pesё Yjet) duket i arsyeshёm, i qetё dhe i pjekur, mendojnё komentatorёt nё Itali. Qё nga qershori 2018 Conte ka qenё fytyra e qeverisё populiste, ku ai mё shumё ishte noteri i qeverisё, e jo „presidenti i kёshillit tё ministrave”, qё pjesёrisht ndёrmerrte nisma mjaft tё diskutueshme politike nga tё dyja partitё.

“Unё nuk jam marionetё”

Atё e pёrqeshnin si „zёvendёs” tё zёvendёsave tё tij, Salvini dhe Di Maio. Por nё Parlamentin Europian nё shkurt Giuseppe Conte u mbrojt: “Unё nuk jam marionetё. Unё pёrfaqёsoj popullin tim “, kёshtu iu kundёrvu ai kritikёve nё Strasburg.

Giuseppe Conte u emancipua vetёm pasi qeveria e tij e parё kishte dёshtuar. Nё njё fjalim qё mbajti duke deklaruar dorёheqjen ai kritikoi ashpёr ministrin e Brendshёm, Matteo Salvini, qё ishte ulur pranё tij duke e akuzuar atё pёr „obsesion nё politikёn e migracionit”. Ai e akuzoi Salvinin si tё papёrgjegjshёm, sepse Italia e dobёsuar ekonomikisht ka nevojё pёr njё qeveri solide pёr ta ndryshuar kёtё situatё – duke u zgjuar kёsisoj disi me vonesё. E sikurse shkruan gazeta “Corriere della Sera” pas kёsaj ndodhi mrekullia. Praktikisht avokati i urtё, Conte brenda pak ditёsh krijoi njё raport me kryetarin e socialdemokratёve, Nicola Zingaretti, duke e bindur atё pёr njё koalicion me lёvizjen Pesё Yjet. Tё dy zhvilluan formulёn, qё Conte pёrmbledhtas e shpjegon: “Unё do tё garantoj, qё Pesё Yjet dhe socialdmeokratёt nuk janё vetёm njё shumё e pjesёve tё tyre, por njё lidhje, njё sintezё, njё koalicion i vёrtetё.”

Kthesё e lehtё

Pa ngurruar, papritur Conte nga njё politikё mё shumё radikale e djathtё kaloi nё kahun e aleancёs sё majtё. Themeluesi i Pesё Yjeve, humoristi Beppe Grillo, i dha bekimin kёsaj nisme tё re nё njё blogg tё tij. Koalicioni i ri do tё jetё „njё qeveri pa politikanё”, shkruan Beppe Grillo. Avokati Conte e interpreton kёtё ironi tё Grillos, se kёshtu vetёm ai, „Jo politikani”, do tё bёhet garanci pёr njё fazё tё re nё politikёn italiane. Qysh nё muajt e fundit, euroskeptiku Conte i tёrhoqi deklaratat e tij tё mёparshme. Nё bisedat me Komisionin e BE-sё, kancelaren Merkel dhe presidentin Macron, Conte ia doli qё tё pengojё procesin e deficitit kundёr Italisё me borxhe tё mёdha. Ai deklaroi, se „projekti mё i rёndёsishёm i qeverisё sё ardhёshme do tё jetё buxheti i vitit 2020″, qё do ta kthejё Italinё nё shtegun e rritjes ekonomike, do tё hapё vende pune e do tё sjellё investime.”

Sa i pёrket politikёs sё jashtme mbetet i paqartё drejtimi qё do tё ndjekё qeveria „Conte II”, sidoqoftё ai do tё jetё fleksibёl./DW



Skip to toolbar