“FBI po heton politikanët shqiptarë”

AKTUALITET


Avokat Spartak Ngjela flet me siguri ndërsa thotë se FBI ka hapur dosjet e politikanëve shqiptarë dhe ka nisur hetimet për pasuritë e tyre marramendëse dhe ka zbuluar se ka nga ata që kanë fshehur para edhe në Gjibraltar (i njohur si parajsë fiskale).

Ngjela prej kohësh ka marrë rolin e avokatit të Reformës në Drejtësi dhe vijon të besojë fuqishëm se kjo reformë do të sjellë ndryshime rrënjësore në Shqipëri, pasi do të fusë në burg politikanët e korruptuar. Ngjela thekson se SHBA-të janë investuar fort në realizimin e kësaj reforme.


 “Kam parë ligjin. Reforma ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, e drejtojnë ata. Liderët e opozitës dhe të mazhorancës janë të kërcënuar. Dosjet janë marrë, kanë filluar. Ata e kanë marrë shumë seriozisht, kanë qenë ekspertët e tyre këtu, janë edhe ekspertët e FBI.

Kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës, kanë gjetur pare shumë të madhe, edhe në Gjibraltar kanë gjetur. Madje, dikush më tha që ato para do iu kthehen të gjitha shqiptarëve. Ky ishte një shtet i pakontrolluar, sigurisht që është vjedhur. Shqipëria është një hap larg shpëtimit”, tha Ngjela në një intervistë në News 24.

Më tej, avokat Ngjela u pyet nëse do të bjerë kasta 30-vjeçare, pas ngritjes së SPAK, duke thënë se rezistenca do të ishte një opsion abstrakt.

“Kjo situatë do mbarojë sapo të mbarojë Reforma në Drejtësi. “Të çmendurit” e kësaj situate janë të mbaruar. Do eliminohet korrupsioni 100%, do ikin gjithë të korruptuarit 100%%, sapo të fillojë SPAK, i cili do të fillojë këto ditë”, thotë avokati i njohur.

Në intervistën televizive Ngjela, foli për raportin e OSBE/ODIHR dhe tha se 30 qershori ishte domosdoshmëri për Shqipërinë, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama shkoi tek ndërkombëtarët dhe ju kërkoi të anulonte zgjedhjet, por ata nuk e lejuan.

“Këto kriza ka qenë do bëheshin apo jo më 30 qershor. Unë mendoj që 30 qershori është domosdoshmëri për Shqipërinë dhe këtë e thanë gjithë ndërkombëtarët. Rama vajti t’i anulonte zgjedhjet, por s’e mbajtën ata. I thanë “ik”. Unë e kam fakt, jo me opinion. Vajti dhe ju tha se do i shtyjmë zgjedhjet, por ata i thanë jo”, tha Ngjela.

Fakti është se ndërkombëtarët njëzëri nxitën politikën shqiptare që të shkojë në zgjedhje më 30 qershor, pavarësisht faktit se presidenti Meta kishte anuluar këtë datë zgjedhjesh. Ky akt i Metës nuk u njoh nga ndërkombëtarët. Ata i bënë thirrje qeverisë që të vijojë me procesin zgjedhor si kusht për demokracinë në vend, pavarësisht se opozita kishte deklaruar bojkotin./Realstory.al




Skip to toolbar