Kush është vëllai i shefit të policisë që u prangos për drogë, “lidhja” me Tahirin

AKTUALITET


Një operacion i madh anti-drogë është organizuar mbrëmjen e së premtes në Tiranë, Durrës e Fier ndërsa në pranga kanë rënë 7 persona mes tyre dhe Pajtim Aga, vëllai i shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga.

Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe në vitin 2016 pasi është kapur me kokainë.  Ndërsa drejtuesi i policisë, vëllai i tij Robert Aga është akuzuar nga opozita si i lidhur me trafikun e drogës. Sipas PD ai zotëron disa parcela me kanabis në Dibër.  Robert Aga është kallëzuar nga PD për blerje votash në zgjedhjet lokale në Dibër.

Emri i Robert Agës u përfol jo pak vitin e shkuar për shkak se doli në përgjimet për blerjen e votave në bashkinë e Peshkopisë në votimet e shatorit të 2016-s, të publikuara nga gazeta gjermane, “Bild”.

Shefi i policisë, Robert Aga dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari jot”.

Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor, ndërsa problemet e tij me policisë janë të hershme.

Më 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë. Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi në mënyrë misterioze të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga fshati Maqellarë, pak kilometra nga qyteti i Peshkopisë. Familjarët thanë në atë kohë djali mund të jetë rrëmbyer dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.



Skip to toolbar