Nga Eduard Zaloshnja
Në sondazhet e mia periodike, përveç pyetjes se për cilën parti duan të votojnë të anketuarit, kam përfshirë edhe një pyetje interesante: “A mendoni se, përgjithësisht, punët në Shqipëri mund të shkojnë më mirë duke pasur Ramën kryeministër apo Bashën? Si opsione të ndërmjetme për këtë pyetje, kam përfshirë edhe përgjigjet “Ndoshta Ramën” ose “Ndoshta Bashën”.
Nga shkurti deri në nëntor (shihni grafikun shoqërues), anketuesit e vendosur për të votuar një parti apo një tjetër, si dhe votuesit e lëkundur, kanë qënë të ndarë si me thikë rreth kësaj pyetje: Rreth 60% (+/-1%) janë të mendimit se punët mund të shkojnë më mirë në Shqipëri me Ramën kryeministër ose ndoshta me Ramën (pjesa tjetër anojnë nga Basha).
Duke ditur se PS-ja dhe disa deputetë që iu atashuan paraprakisht asaj në zgjedhjet e 2017-ës, morën vetëm 50% të votave, duket si paradoksale që votuesit e mundshëm aktualë (votues të vendosur e të lëkundur) kanë një raport 60% me 40% në opinionin rreth liderit të mazhorancës dhe opozitës.
Por një zhytje më thellë në sondazhe na tregon se kuotat personale të Bashës kanë qenë vazhdimisht poshtë kuotave të koalicionit të tij (qysh nga viti 2015), ndërkohë që kuotat personale të Ramës kanë qenë vazhdimisht më lart kuotave të koalicionit të tij (qysh nga viti 2000).
Fjala vjen, një tifoz i Tiranës, e përkrah atë pa lëkundje kur luan kundër Partizanit. Por gjithsesi, mund të jetë i ndërgjegjshëm se Partizani ka qenë superior ndaj Tiranës në 6 vitet e fundit. Një votues i djathtë (i vendosur apo i lëkundur) mund të dojë që Basha të jetë kryeministri i Shqipërisë. Por gjithsesi, mund të jetë i ndërgjegjshëm se Basha s’ka aktualisht këllqe për të qeverisur.
Pas disa vitesh, ndoshta edhe mund të ketë…