Kuvendi në seancë plenare/ Deputetët do raportojnë për situatën në terren

Më të fundit


Ka nisur seanca seanca plenare në Kuvend, e cila ka në rend dite diskutimet në lidhje me problematikat që deputetët kanë hasur gjatë takimeve me qytetarët në zonat e tyre elektorale për “Javën e Gjelbër”.

Por, siç raporton gazetarja Esiona Konomi, deri më tani po flitet për zhurmën që ka shkaktuar dokumentari i transmetuar nga televizioni italian RAI 3 në lidhje me Shqipërinë dhe marrëveshjen për emigrantët.


“Presupozohet që javën e shkuar të kenë takuar komunitetin dhe të kenë marrë problemet dhe t’ia sjellë Kuvendit. Por siç ndodh gjithmonë, kjo seancë përdoret për retorikë politike.

Deri tani kanë folur në asnjë rast për ndonjë problematikë por janë duke bërë betejën e përditshme politike. Kryefjalë është emisioni i transmetuar nga RAI 3. Opozita kërkon përgjigje nga kryeministri se pse ka telefonuar në televizionin italian për të kërkuar ndërhyrje ndërkohë që ka marrë përgjigje nga Spiropali”, tha mes të tjerash gazetarja.




Skip to toolbar