EMRAT/ Shpërdoruan detyrën, ekzekutohen masat e sigurisë për drejtorin e IMT në Kurbin dhe inspektorët

AKTUALITET


Janë ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Mësohet se është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për drejtorin e IMT, Bashkia Kurbin ‘Arrest me burg’, “Arrest shtëpie” për ish–kryeinspektorin e IKMT Lezhë, Flori Gjini, “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre inspektorët e IMT: Rivelioni Ismalaj, Shan Preci dhe Artur Përdoda


Njoftimi i Policisë:

Ekzekutohen 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e prokurorit të çështjes ka ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, si më poshtë: -masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit 35 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë drejtor i IMT, bashkia Kurbin; -masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin 40 vjeç, banues në Lezhë, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë; -masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit: 38 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin; 57 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin; 41 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin.

Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal në kuadër të një hetimi të kryer nga Prokuroria e Lezhës, për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në Patok, Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al




Skip to toolbar