Ky është një ndër Porsche e parë dhe më të shtrenjtë në histori

Më të fundit


I njohur ndrydhe edhe si “Porsche Type 64” do të dalë në ankand në verë dhe pritet të jetë një ndër makinat më të çmuara dhe të shtrenjta në historinë e Porsche.

Kjo makinë e vjetër duket në fakt si “fëmija” e makinës së sotme moderne Porsch, por ishte një ndër përpjekjet e hershme të Ferdinand Porsche për të ndërtuar një makinë sportive me motorin të vendosur në pjesën e pasme të saj. Ky ishte i njëjti koncept themelor që kompania e makinave Porsche do të përdorte edhe në makinën e saj të parë model 356 dhe më vonë në modelin 911. Makina do të vendoset për ankand në muajin gusht nga RM Sotheby’s në Monterey, Kaliforni.

Si makina më e hershme sportive Porsche, ajo mund të arrijë një vlerë në ankand nga 20 milionë deri në 25 milionë dollarë. Kjo do ta bënte atë Porsche më të vlefshme ndonjëherë të shitur. Çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një Porsche në ankand ka qenë 14 milionë dollarë të paguara në vitin 2017 për një makinë garash të vitit 1970 Porsche 917 e përdorur edhe në filmin “Le Mans” nga Steve McQueen.



Skip to toolbar