“Ky është një virus i pabesë”, Ogerta Manastirliu: Nuk ka shpërthime komunitare. Po izolojmë cdo vatër, kurba është ulur

AKTUALITET


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype me “News 24” deklaroi se ky është një virus i pabesë, kurse shtoi se mjekët dhe infemierët tanë po bëjnë gjithcka për të përballuar situatën.

Manastirliu tha se kurba e rasteve të të infektuarve me koronavirus po vjen e po bie.


“Nuk dua të them dicka të pasaktë. Ne po përballemi me një virus të pabesë. Ne deri më sot ja kemi dalë që të zbusim kurbën. Ne kemi fituar kohë të mjaftueshme për të rritur edhe kapacitetet tona spitalore. Nëse nuk do ishin marrë masa, do ishte gjendje shumë e rëndë.”, tha Manastirliu.

Ogerta Manastirliu shtoi se për fat të mirë në Shqipëri ende nuk ka shpërthime komunitare, ndërsa nënvizoi se ka vatra familjare në disa zona dhe se ata po izolohen.

“Është herët për të folur dhe për të treguar optimizëm në këta ditë. Me një lule nuk vjen pranvera i thonë ndryshe. Unë besoj se do të duhet të presim në ditët në vijim për të mësuar se ku jemi. Mjekë dhe epidimiologë janë duke punuar në mënyrë intensive për të pasur sa më tepër përmirësime. Falë masave që janë marrë, masat e distancimit social nuk ka shpërthime të mëdha komunitare, por kemi vatra familjare. Në Shkodër, janë zbuluar vatra infeksioni dhe ëhstë marrë masa e izolimit dhe distancës sociale”, tha ajo.

Më tej, Manastirliu nënvizoi se tashmë në Spitalin Infektiv ka njëlaborator të specializuar.

“Kemi një laborator të sigurisë së lartë. Publiku nuk lejohet, sepse është laborator I certifikuar nga OBSH dhe është certifikuar për të realizuar testet e Covid-19. Është laborator që ka kapacitete të mira. Kemi kapacitete për të kryer më shumë punë. Rëndësi maksimale i jepet cilësisë së bërjes së analizave”, u shpreh Manastirliu.




Skip to toolbar