Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar zgjatjen me 3 muaj të hetimeve për dosjen “Vol vo 4” ku nën hetim janë 19 persona, disa prej tyre pjesë të grupit të Avdylajve, të cilët akuzohen për laboratorin e heroinës të zbuluar një vit më parë në Has.
Operacioni i arrestimeve të 22 tetorit 2018 u shtri në 12 qytete dhe u goditën anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale. Gjatë këtij megaoperacioni u arrestuan 27 shtetas, ndërsa 6 u shpallën në kërkim, ndërsa në Has u zbulua laboratori i heroinës më të madh në vend.
Nga zbulimi i laboratorit të heroinës në fshatin Brenogë të Hasit, policia mundi të sekuestronte 182.5 kg morfinë e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme që përdorej për prodhimin e heroinës.
Pas zbulimit të laboratorit në pranga ranë: Vehbi Berushi, 57 vjeç; Flamur Çela, 48 vjeç; Xhevit Shuti, 48 vjeç; Mustaf Shuti, 76 vjeç dhe Anila Shuti, 42 vjeç.
Gjithashtu në kërkim u shpallën 4 persona të tjerë, dy shtetas me kombësi turke, një kosovar dhe një shqiptar.
Po gjatë këtij operacioni u arrestuan 18 persona të tjerë të cilët akuzohen për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale. Ata janë pjesë e të ashtuquajtur grupit të Avdylajve nga Shijaku.
Ata janë: Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku; Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku; Denis Llaftiu, nga Shijaku; Fatos Llaftiu, nga Shijaku; Hajri Seferi, nga Shijaku; Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina; Ilirjan Prifti, nga Fieri; Elton Shehaj, nga Tirana; Armand Spiro, nga Tirana; Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku; Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku; Saimir Gjepali, nga Shijaku; Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha; Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri; Saimir Sulejmani, nga Fieri; Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana; Elis Bahushi, nga Elbasani; Elis Guri, nga Shkodra dhe Artur Balla, nga Elbasani.
Prokurorët e çështjes Dritan Prenci e Vladimir Mara kanë kërkuar nga Gjykata zgjatjen e hetimeve përtej normales për 19 prej të arrestuarve.
Ndërsa përsa i përket dy ish deputetëve socialistë që kanë qenë pjesë e kësaj dosje, gjykata ka kthyer çështjet për rihetim në prokurori për shkak se mungonin provat e mjaftueshme për të akuzuar dy ish deputetët Arben Ndoka, Arben si pjesë e këtij grupi kriminal.
