Lala: Sistemi është i korruptuar, Ngjela: S’i përgjigjem psikozës popullore me profesion

POLITIKË


Hetimi dhe vendosja e drejtësisë për çështjen e 21 janarit ka krijuar debat në emisionin “Real Story” në News 24 mes gazetares Klodiana Lala dhe avokatit Spartak Ngjela. Avokati Ngjela tha se çështja e 21 janarit mund të rihapet për shkak se këtë e përcakton ligji i ri, i cili ka ndryshuar pasi dikur Prokuroria e Përgjithshme ka qenë e centralizuar dhe se ishte prokurori i përgjithshëm, në rastin për mbylljen e dosjes së 21 janarit, Adriatik Llalla i cili mund të bënte çdo gjë dhe si përfundim doli njeriu më i korruptuar i Shqipërisë.

Ndërsa gazetarja Lala u shpreh skeptike se kjo çështje do të hapej dhe diskutohej nga SPAK.

Pjesë nga debati:

Spartak Ngjela: Mos u pajto me logjikën time

Klodiana Lala: Pa diskutim që sistemi është i korruptuar por jo të gjithë gjyqtarët dhe juristët janë të korruptuar

Sparak Ngjela: Nuk mund t’i përgjigjem psikozës popullore me profesion

Klodiana Lala: Si mund të hapet çështja

Spartak Ngjela: Është ligji i ri i hap të gjitha çështjet. Por harroni një gjë, Prokuroria e Përgjithshme ka qenë e centralizuar. Ku e keni Llallën. Ka qenë më i korruptuari i Shqipërisë. Ndalonte çdo hetim ja garantonte ligji. Lëreni shtetin të punojë. Prokurori i Përgjithshëm mund të bënte çdo gjë.

Klodiana Lala: Të dhënat e serverit janë diku. Por nëse nuk i shkojnë Prokurorisë ç ‘vlerë ka. Uroj që të jetë e vërtetë ajo çfarë deklaroni që SPAK e ka serverin. I bie që të gjitha dosjet, për shembull Aldo Bare me logjikën e Ngjelës duhet t’i rihapet dosja.

Spartak Ngjela: Vetëm korrupsioni i lartë, që të shkojnë deputetët dhe gjithë ministrat por s’kemi ligjin për këtë. S’më besoni që ligji është kështu?



Skip to toolbar