Ngjela-Klosi në Real Story: Rama nuk e mbajti premtimin për 21 Janarin

POLITIKË


Avokati Spartak Ngjela ish kreu i SHIK, Fatos Klosi, të ftuar në Real Story deklarojnë se Rama nuk e mbajti premtimin që dha për 21 Janarin. Ngjela hodhi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit të vendit Edi Rama, duke thënë se për të marrë pushtetin pranoi edhe vrasjen, kurse shtoi se marrëveshja Rama – Meta ishte amorale. Ndërsa Fatos Klosi vuri në dukje se të gjitha argumentet që jepen janë në favor të faktit se nuk u mbajt qëndrimi që e premtoi.

“Prova e dëmtuar do të tentojë që të mbajë të ngritur këtë çështje. U vranë katër njerëz që i pa gjithë bota në mes të bulevardit, jo për faj të tyre dhe çështja është zbehur tani pas 9 vitesh, për të thënë atë që është e vërtetë. U fol shumë, janë bërë shumë demonstrata të heshtura”, tha Klosi.


Ndërsa, Ngjela me ironi deklaroi se kush do e bënte këtë. “Po kush do e bëjë Ramë ziu? Rama është në frikë për vete. Në asnjë vend demokratik me logjikë normale nuk mund të bëhej pakt mes Ramës dhe Metës. Pakti Rama – Meta është negativ dhe kjo është bërë për pushtet. Domethënë Rama për të marrë pushtetin, pranoi edhe vrasjen. Diskutimi akademik nuk ndërpritet”, deklaroi Ngjela.

Gjithsesi, Ngjela beson se do të bëhet drejtësi. “Ka një marrëveshje Rama – Meta që nuk i shpëton dot hetimit. Sa i përket zvarritjes, është pushteti gjyqësor që ka të gjitha në dorë dhe sistemi gjyqësor ka qenë i tëri i politikës, në dorë të politikës. Pushteti gjyqësor është i lidhur me krimin, sepse Meta mori pafajësi, edhe ushtarakët. Nëse nuk realizohet reforma në drejtësi, nuk mund të hetohet 21 janari. Duhet reforma në drejtësi që të kemi ekspertizë të huaj. Institucionet e SPAK dhe të reformës janë shpresa jonë për antikorrupsionin”, tha avokat Ngjela.




Skip to toolbar