Simone Inzaghi mund të firmosë deri në vitin 2021, duke vijuar kështu karrierën si trajner i Lazios edhe për dy sezone të tjera. Mediat në shtetin fqinj shkruajnë se drejtori sportiv, Igli Tare dhe trajneri i Inzaghi, kanë pasur disa takime ditët e fundit, ku duket se kanë gjetur dakordësi për të vijuar bashkëpunimin.
Në fakt, dy javët e fundit te Lazio nuk kanë qenë të qetë, pasi emri i Inzagit doli si një alternativat e mundshme për të drejtuar Juventusin, e më pas edhe për të drejtuar Milanin.
Mirëpo, ishte presidenti i Lazios, Claudio Lotito që i qartësoi gjërat kur u shpreh se “Inzaghi është i yni”, duke konfirmuar se trajneri do të vijojë të drejtojë të Kaltërit në Serinë A.
Tashmë palët pritet të ulen për herë të fundit të hënën, ku Inzaghi do të firmosë dhe kontratën e re, e cila parashikon një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, dhe zgjatet deri në vitin 2021, shkruajnë mediat italiane.
Megjithatë, deri të hënën gjithçka mund të ndodhë, ndaj Lazio ka dhe një plan B. Bëhet fjalë për Gennaro Gattuson, ish-trajnerin e Milanit, që tashmë ka dhënë dorëheqjen.