Leclerc ‘pole’ në Monza, Ferrari ‘fluturon’ në shtëpi

SPORT


Pas Çmimit të Madh të Belgjikës, piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, ka arritur të fitojë ‘pole position’ në shtëpinë e kokëkuqes, pistën e Monzas në Itali. Në provat zyrtare të zhvilluara pasditen e të shtunës, Leclerc dha kohën më të shpejtë në përfundim, me 1`19“307 të qindat.

Piloti i kokëkuqes ishte në lartësinë e duhur duke mahnitur tifozët e Ferrarit në shtëpinë e tij. Ndërkohë, pas Leclerc, u renditën dy pilotët e Mercedes, Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas. Ndërkohë, Sebastian vettel nuk shkoi më shumë se sa vendi i katërt me makinën tjetër Ferrari.

Në përfundim të provave zyrtare, piloti i Ferrarit, u shpreh i lumtur me fitoren e ‘poleve’, që i japin mundësinë për të përsëritur një tjetër sukses në karrierën e tij, pas fitores së një jave më parë të garës së parë në karrierë, Çmimin e Madh të Belgjikës.

Ndërkohë, Hamilto, që do të niset pas Leclerc është shprehur i pakënaqur me situatën që po kalon makina e tij, e cila në dy garat e fundit nuk ka qenë në lartësinë e duhur për të konkurruar Charles Leclerc.



Skip to toolbar