Leclerc “pole” në Rusi, Hamilton e Vettel e ndjekin

SPORT


Charles Leclerc me Ferrari siguroi të shtunën pasdite “pole positions” në Çmimin e Madh të Rusisë, në pistën e Sochi. 21-vjeçari nga Monaco arrtiti të siguronte “polet” e katërta radhazi në botërorin e Formula 1 dhe të gjashtat për këtë sezon.

Provat e treta ishin vendimtare për pilotin e kokëkuqes, pasi vendosi kohën 1`:31“:628 të qindat, me gati një sekond më shumë se piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, që u rendit i dyti duke regjistruar kohën 1`:32“:030 të qindat.


Në vendin e tretë u rendit piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili regjistroi kohën 1`:32“:053 të qindat, duke e humbur vetëm për pak vendin e dytë në nisje.

 “Makina duket shkëlqyer. Ndjesh mirë të jesh në pole, por fillimi është shumë i rëndësishëm këtu, me siguri, më shumë se në çdo pistë tjetër. Unë dua të përqëndrohem për garën e të dielës, duke konfirmuar momentin e mirë”, tha pas provave piloti i Ferrarit, Charles Leclerc.

Në vendin e katërt u rendit piloti i Red Bull, Max Verstappen, megjithëse do të vuajë një penalitet me 5 pozicione për shkak të modifikimit që i ka bërë motorit të makinës së tij. Makina tjetër e Mercedes, e drejtuar nga Valtteri Bottas, do të niset nga vendi i pestë.




Skip to toolbar