Kanabis, pezullohen 4 policë në Gjirokastër

AKTUALITET


Katër punonjës policie janë pezulluar nga detyra në Gjirokastër, pasi dyshohen se lejuan kultivim të narkotikëve, në Lazarat. Më 23 korrik 2019 në fshatin Hllomo u finalizua një operacion në të cilin u asgjësuan disa bimë narkotike, të llojit kanabis.

Nga ky procedim kanë nisur hetimet për të grumbulluar fakte dhe prova, të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet në mos-përmbushje të detyrës funksionale dhe me qëllim përfitimin e paligjshëm kanë lejuar kultivimin e lëndëve narkotike.


Konkretisht janë pezulluar nga detyra për shkak të veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”:

– N/Komisar U.Sh., me detyrë, ish-Shefi i Stacionit të Policisë Dropull;

– N/Komisar E.R., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dropull;

– Inspektor H.L., me detyrë SPZ në Stacionin e Policisë Dropull;

– Inspektor S.B., me detyrë ish-oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin e Policisë Dropull.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.G., nga Lazarati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”.




Skip to toolbar