Ndërtimet pa leje, policët e arrestuar në Durrës

AKTUALITET


Të enjten pasdite Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zhvilluan një operacion “blic” për arrestimin e 17 personave, policë, ndërtues apo punonjës së administratës shtetërore, të cilët dyshohet se kanë shkelur ligjin duke lejuar ndërtimet pa leje. Në pranga u vunë 17 zyrtarë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Ndërkohë, një ditë pas aksionit për arrestimin e tyre, janë zbardhur emrat dhe detyrat përkatëse të personave të arrestuar.

Mes të prangosurve janë: Besnik Domi, Shef i Rendit në Shijak. Sami Xhafa, Shefi i Stacionit të Policisë në Manzë. Ermal Petova OPGJ  në Manzë. Nikollë Marku gjithashtu OPGJ në Manzë. Agim Osmani me detyrë Ndihmës Sepcialist në Policinë e Durrësit. Gani Dama, Polic patrulle është shpallur në kërkim. Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariatit.

Ndërkohë, Petrit Neziri dhe Ndriçim Shika të dy ndihmës specialistë policie një në Manzë tjetri në Shijak. Gjithashtu është vënë në pranga dhe Gjergji Gerco Sekretar i Njësisë Administrative në këtë qytet.  Po në Shijak, janë vënë në pranga Jul Kacadej, specialist i IMT, Marjus Shahini Kryeinspektor i IMT dhe Adem Lika ndërtues. Të gjithë zyrtarët e arrestuar  akuzohen për shpërdorim detyre. Ata u vunë në pranga pas një hetimi që zgjati disa muaj.



Skip to toolbar