Në vijim të operacionit të koduar “Maranaj” policia e Shkodrës ka nisur hetim penal ndaj 5 inspektorëve dhe drejtorëve të pyjeve për shpërdorim detyre.
Gjatë hetimeve u zbuluar se janë prerë në mënyrë të paligjshme pyjet në qarkun e Shkodrës, ndërsa është bllokuar edhe 30 m³ lëndë drusore pa dokumentacionin shoqërues. Kjo ka bërë që përveç arrestimit të abuzuesve, të nis procedimi penal edhe nga punonjësve të Inspektoratit të mjedisit dhe pyjeve. Policia ka nisur hetimin penal ndaj: Gj. Gj., 57 vjeç, Drejtor i Pyjores, Bashkia Malësi e Madhe, N. D., 48 vjeç Inspektor i ISHMPUT Malësi e Madhe, P. Gj., 61 vjeç, teknik i pyjores Malësi e Madhe, R. H., 49 vjeç, Teknik Pyjesh, Bashkia Shkodër, A. L., 47 vjeç, Drejtor i Shërbimit Pyjor, Bashkia Shkodër.
Të gjithë të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre duke mos parandaluar rastet e abuzimit dhe prerjeve të paligjshme të pyjeve.