Analisti Artur Nura u shpreh se kur bëhet fjalë për gjeopolitikë, Kisha Katolike ka ofruar filozofinë e saj të paqes.
“Kur bëhet fjalë për gjeopolitikë, Kisha Katolike instrument është shtet, që ka ofruar filozofinë e saj të paqes dhe vendin ku të dialogohet për paqe”, u shpreh ai.
Ndërkohë Pastori Ylli Doçi tha në emisionin “Real Story” se roli që ka Kisha Katolike është shumë e rëndësishme duke e vlerësuar si më të organizuar nga të gjitha fetë në botë.“Kisha katolike e ka treguar se do të luajë një rol të jashtëzakonshëm sidomos me këtë Papë në këtë dimension që ngjyros edhe politikën. Për çdo vend, ideologjia dhe e ndikuar nga feja është shumë e rëndësishme. Roli që ka Kisha Katolike, më e organizuara nga të gjitha fetë në botë do të jetë shumë i rëndësishëm. Dhe ky Papë është shumë i përgatitur për të punuar me të tjerë pa humbur identitetin. Besoj që ky Papë do të bëjë një hap të jashtëzakonshëm në këtë front jashtëzakonisht të rëndësishëm”, tha më tej ai.