Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi më herët se nuk do të ketë pushime për opozitën në aksionin e saj “Rama Ik”. Ky aksioni opozitar do të vijojë gjatë gjithë verës deri në largimin e kryeministrit Rama. Kjo vërtetohet edhe nga një shkresë zyrtare që Basha i ka dërguar të gjithë demokratëve për lajmimin e ndryshimeve të bëra në koordinatorët e deleguar në degët e saj në rrethe.
Ajo që vihet re në shkresë është se Basha ka vendosur të largojë Flamur Nokën nga
Shkodra dhe t’ia besojë atë Gazmend Bardhit.
Gazmend Bardhi do të jetë koordinatori i ri i PD në Shkodër, e ndërsa Flamur Nokën do të jetë në qytetin e Elbasanit.
Në shkresë përcaktohen detyrat e degëve të PD në të gjithë vendin për periudhën 15 korrik- 31 gusht. Vendim vjen pas një analize që është bërë nga kryesia e kësaj force politike dhe në përshtatje me kuadrin e ri opozitar ku Basha paralajmëroi se aksioni ‘Rama ik” nuk do të jetë më me fjalë, por me vepra.