Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për protestat e ditëve të fundit në Shqipëri dhe në Europë, si dhe për masat ndaj lëvizjes ANTIFA.
Karamuço u shpreh se letra nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) lajmëronte marrjen e masave ndaj ANTIFA-s. Ai përmendi gjithashtu praninë e flamujve sovjetikë në Francë, Spanjë dhe në disa shtete amerikane.
Sipas ekspertit, klasifikimi i kësaj lëvizjeje nga SHBA-ja lidhet me çështjen e terrorizmit, ndërsa në Europë, sipas tij, pritet të merren masa më të rrepta.Duke folur për Shqipërinë, Karamuço theksoi se çdo masë duhet të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe vendimet e gjykatës.
“ Letra nga DASH lajmëronte të merreshin masa ndaj ANTIFA qe ne vere. Flamujt sovjetikë në Francë, Spanjë, kanë qenë realitet edhe në disa shtete amerikane. Kur vetë Amerika e ka shpallur si një lëvizje që shkon nga e majta në të djathtë, do të thotë që kemi terrorizëm, kështu e ka klasifikuar SHBA-ja.
Në Europë do të merren masa më të rrepta. Në Shqipëri, çdo masë duhet të merret në përputhje me Republikën dhe vendimin e gjykatës, listën e lëvizjes. Sistemi TIMS ka vetëm një flamur të kuq. Nëse futen në sistemin e hapësirës Shengen, atëherë red flag do të jetë ndalim për të gjitha vendet ku mund të udhëtojnë. Duhet parë në draft.”


